Sukses i jashtzakonshem i “Jam Shqiptar”

“Ku nuk mbërrijnë fjalët, mbërrin muzika”, një fakt që nuk mund të
ndryshohet nga askush! E kur dy perla bashkohen, siç janë Shyhrete Behluli
dhe kompozitori e njëherit këngëtari Sinan Akcil, kënga ka fuqinë edhe për
të shëruar. Mbi 3,000,000 klikime ka arritur të mbledh kënga në shumë pak
ditë, e cila bashkon të gjithë shqipëtarët që ndodhen në Turqi. Kjo këngë ka
arritur të shtrihet në pjesën më të madhe të diasporës, përmes platformës
më të madhe YouTube në të gjitha shtetet ku ndodhen bashkëkombasit
tanë si: Zvicra, Gjermania, Turqia, Austria, Maqedonia e Veriut etj. Videoja e
kësaj kënge është punuar me një përkushtim e mjeshtri deri në detajin më
të vogël nga Vizion Media. Kënga ka një magji në vehte, që të bën ta
dëgjosh me dashurinë më të madhe!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *